“Triumfi” i Donald Trump! Avni Delvina, ekspozitë për presidentin e SHBA-së

21 Janar 2025 | 17:47

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump po betohej si President i 47-të I Shteteve të Bashkuara, Tirana e shënoi këtë moment historik me hapjen e “TRIUMPH”, një ekspozitë nga piktori i mirënjohur shqiptar Avni Delvina.

55 punimet grafike të artistit janë të frymëzuara nga ajo çfarë përfaqëson Donald Trump, ndërsa nuk mungojnë edhe simbole të historike amerikane, historisë së vjetër dhe të re, si Mali Rushmore, Statuja e Lirisë, Ronald Regan apo edhe figura si Elon Musk.

“Rastësisht Triumfi dhe Trump shfaqeshin shpesh në gazetat e mëdha amerikane dhe rastësisht djali im kapi elementin TR me të kuqe dhe blu dhe bëri lojën Triumf dhe Trump, i vuri të dyja. Kjo është gjetje shqiptare dhe i shkon shumë për shtat”, – vijon artisti.

Delvina, një mbështetës i fortë i Donald Trump përdor artin e tij për të eksploruar ndikimin e presidentit të SHBA-së në politikën globale dhe ndryshimet kulturore të epokës sonë.

“Kjo erdhi për shkak të një kundërshtimi kolosal të së majtës botërore ndaj Donald Trump. Në njëfarë mënyre unë nuk kisha ndonjë njohje, njohuri, simpati direkte. Thjesht një burrë simpatik, shoumen, manjat etj. Por në momentin kur pashë një rreshtim kolosal të mediave, një uinifikim të llahtarshëm, që më kujtonte kohën e diktaturës komuniste, atëherë, menjëherë thashë me vete: këtu ka diçka dhe u rreshtova në krahun tjetër. Filloi me disa grafika në fillim. Fitorja e tij qe e mahnitshme dhe pastaj fillova të besoj te ai. Shpesh herë thonë: piktori i Donald Trump. Jo. Unë jam dhe piktori jot dhe piktori i këtyre zotërinjve. Aty jam unë, jemi të gjithë ne që gjejmë një frymë lirie. Po ta shikosh, në njëfarë mënyre ka gëzim të madh në gjithë botën. Diçka e madhe pritet, ndryshime të mëdha priten”,-tha Avni Delvina.

Në “Triumf” nuk mungon as ironia e artistit, as kundërshtarët politikë të Trump.  

“Unë e fillova me vizatimet e mia pasi jam një vizatues shumë i mirë. Pastaj vetvetiu, një piktor italian, më tha: nuk mjafton piktura, ty të duhen mjete të tjera shprehëse. Ti do të thuash shumë gjëra, që piktura nuk arrin dot t’i thotë. Vetvetiu fillova me photoshop-in dhe janë gjëra që nuk i programon dot.”, – tregon Delvina.

Një tjetër punim tregon liderët evropianë të buzëqeshur në një varkë shpëtimi si emigrantë të paligjshëm, të veshur me xhaketë shpëtimi portokalli, ndërsa Trump i veshur me smoking luan në violinë.

Kjo ekspozitë, do të jetë e hapur deri më 26 janar pranë Piramidës në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026