Trondit Lala: Do preferoja të vdisja se sa të shkoja në qendra të kujdesit social
Suela Lala, drejtore e fondacionit “Së Bashku” tha për “Review” në Euronews Albania se do donte të vdiste para se të jetonte në një qendër të personave me aftësi të kufizuara.
Më herët ajo u shpreh se në këto qendra ka dhunë fizike, psikologjike, madje dhe seksuale.
Lala solli në vëmendje dhe përgjigjen e Zela Kokës nga shoqata MEDPAK, e cila ka një djalë me aftësi të kufizuara dhe nuk u tregua e drejtpërdrejtë nëse do pranonte ta çonte fëmijën në këto qendra.
“Zonja Zela edhe pse është prind i një personi me aftësi të kufizuara nuk iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjes, a do donte që djali i saj një ditë të jetonte në një institucion të tillë? Unë për vete do të preferoja të vdisja sesa të ishte një realitet i tillë, sesa kjo të ishte e ardhmja ime. Më vjen keq që të shprehem kaq rëndë. Unë fatmirësisht vij nga një familje me të ardhura mbi mesatare dhe e di që ky nuk do të jetë fati im, por unë nuk do doja ta përjetoja. Është trajtim çnjerëzor, të zhbën të gjithë individualitetin si njeri,” – u shpreh Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje