“Tronditi rrjetën e Realit”- Megi Doçi mer “Këpucën e Artë”, emocionon Anila Basha

28 Janar 2023 | 12:30

Mbrëmjen e djeshme u organizua në “Teatrin e Operas dhe Baletit” një mbrëmje gala nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku u vlerësuan të gjithë ata lojtarët që spikatën në vitin 2022. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Anila Basha.

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, njëkohësisht Kryetare për Futbollin e femrave i dhuroi Këpucën e Artë futbollistës së Vllaznisë, Megi Doçi. Emocionet ishin të pranishme dhe për t’i shtuar më shumë dozat mendoi Basha me fjalimin e bërë para qindrave të ftuarëve.

“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore dhe më futi në një stadium. Aty pashë ndeshjen e parë. Dhe pas kësaj, u dashurova me topin. Pas kësaj nuk rreshta së luajturi futboll”, këto ishin fjalët e kapitenes sonë të parë të Kombëtares së vajzave, Aurora Seranaj. Është pikërisht viti 2009-të. Që atëherë kanë kaluar shumë vite. Ne kemi pasur shumë vajza që marrin pjesë në futboll. Sot kemi gati 2000 dhe presim në bazë të strategjisë të futbollit për kombin që kemi, t’i dyfishojmë. Të masivizojmë futbollin e vajzave në gjithë Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por kemi mbështetje të mëdha sa i përket financave, ekipeve dhe gjithçkaje tjetër, edhe trajnimit të vajzave. Kështu që vajza inkurajohuni për të luajtur sa më shumë futboll. Merrni njëra-tjetrën, shoqja-shoqen. Do të kënaqeni. Është një aktivitet i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Basha.

Më pas erdhi momenti për t’i dorëzuar trofeun e “Këpucës së Artë” Megi Doçit. Sulmuesja e Vllaznisë është e para vajzë në historinë e futbollit shqiptar që i shënon një klubi legjendar si Real Madrid. Sigurisht meritat janë të padiskutueshme dhe për t’ia promovuar publikisht anëtarja e KE-së së FSHF-së tha: “Është vajza që tronditi rrjetën e Realit të Madridit. Bravo Megi”, përfundoi Basha duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

Mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte mjaft e veçantë, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe futbolli për vajzat. Puna e palodhur e anëtares së KE-së dhe njëkohësisht Kryetares së Futbollit për femrat, po sjell dalëngadalë frytet e veta. Masivizimi i këtij sporti jo vetëm në gjininë mashkullore, është prioritet i shtëpisë së futbollit në vend.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026