Trump: Anulimi i udhëtimit të Witkoff dhe Kushner në Pakistan nuk sinjalizon rikthim në luftime

25 Prill 2026 | 18:57

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se anulimi i planeve të dy këshilltarëve Steve Witkoff dhe Jared Kushner për të udhëtuar në Islamabad për një raund të ri bisedimesh për Iranin nuk do të thotë rifillim i luftës.

“Jo. Nuk do të thotë këtë. Ende nuk kemi menduar për këtë”, tha Trump në një telefonatë me gazetarin e Axios, Barak Ravid, kur u pyet nëse vendimi për të mos dërguar të Witkoff dhe Kushner, në Pakistan duhet të interpretohet si një hap drejt një raundi tjetër luftimesh.

Trump të shtunën njoftoi se negociatorët amerikanë nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime me Iranin. Sipas tij nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin. Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në...
09:27 | 16/07/2026

Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës së Rusisë me...
09:18 | 16/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026