Trump apo Biden? Analistët diskutojnë kandidatin më të favorshëm për shqiptarët
Selim Ibrahimi, analist politik nga Maqedonia e Veriut thotë se, shqiptarët janë të zemëruar nga marrëveshja e stabilizimit ekonomik Kosovë-Serbi të arritur në Uashington dhe mesa duke kërkojnë në marrëveshje tjetër që sipas tij do të jetë e vështirë.
“Biden mund të kërkojë një pozicion të ri mes serbëve dhe shqiptarëve, pasi Trump u ka dhënë një përparësi serbëve për të qenë dominant në Ballkan. Por ka dhe një pjesë e shqiptarëve që votojnë Trump”, tha Ibrahimi.
Adrian Shtuni, ekspert sigurie në SHBA thotë se, qytetarët në Amerikë janë të polarizuar dhe i cilëson zgjedhjet në kohë tipike duke iu referuar dhe COVID-19 por dhe shumë problemeve të tjera. Sipas tij e rëndësishme është që procesi zgjedhor të menaxhohet në mënyrë të qetë dhe të mos u hidhet zjarr problemeve.
“2020 nuk ka qenë vit shumë i favorshëm për amerikanët. Për shqiptarët nuk do të ketë ndonjë diferencë të jashtëzakonshëm mes administratës së Trump dhe Biden për shqiptarët. Shqipëria gjithmonë është parë nga SHBA me sy mbështetës dhe nuk parashikoj ndonjë ndryshim qenësor të qasjes”, tha ai.
Brenton Kotorri, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se për amerikanët është mirë rizgjedhja e Trump kurse për shqiptarët ai thotë se, nuk ka ndonjë dallim të madh mes dy kandidatëve por sërish ai zgjedh presidentin aktual. “Në rastin e shqiptarëve mendoj se do të ishte më mirë të fitonte Trump”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta