Trump: Bëmë një marrëveshje me Hamasin, nëse nuk sillen mirë do t’i eliminojmë

20 Tetor 2025 | 21:01

Presidenti amerikan, Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë teksa priti kryeministrin australian Tony Albanese foli lidhur me Hamasin. Trump u shpreh se Hamasi duhet t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit në Gaza përndryshe do të pësojë pasoja të rënda.

“Kemi një problem me Hamasin. Ky problem do të zgjidhet shpejt, sepse ata po e shkelin marrëveshjen”, tha ai.

Trump theksoi se me ata bënë një marrëveshje dhe se duhet të sillen mirë. Nëse nuk e bëjnë, Trump paralajmëroi se do t’i eliminojë.

“Ata bënë gjëra që nuk duhet t’i kishin bërë dhe nëse vazhdojnë t’i bëjnë, ne do të ndërhyjmë dhe do t’i korrigjojmë. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe në një mënyrë mjaft të dhunshme”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026