Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë

2 Maj 2025 | 13:24

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka larguar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe e ka emëruar sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësim të përkohshëm në këtë post. Ky është ndryshimi i parë në ekipin e ngushtë të Trumpit, që kur ai mori mandatin e dytë presidencial në janar.

Trump shkroi në rrjetet sociale se do ta nominojë Walzin në postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se “ai ka punuar shumë për të vendosur në rend të parë interesat e shtetit tonë”.

Sekretari Rubio është personi i parë që do të mbajë dy poste, që nga Henry Kissinger, i cili në vitet ’70 kishte mbajtur njëkohësisht postin e sekretarit të Shtetit dhe të këshilltarit për siguri kombëtare.

“Kur kam ndonjë problem, e thërras Marcon. Ai e zgjidh problemin”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë së enjtes.

Për largimin e Waltzin kishte pasur thashetheme për javë të tëra, që kur ai krijoi një grup në Signal dhe gabimisht e futi në atë grup një gazetar, teksa aty zyrtarët më të lartë amerikanë të sigurisë ndan plane të ndjeshme ushtarake. Redaktori i revistës The Atlantic më pas raportoi për bisedimet që ishin zhvilluar në këtë grup, duke përshkruar detajet e një sulmi amerikan në Jemen.

Posti i këshilltarit për siguri kombëtare është një post që nuk kërkon konfirmimin në Senatin amerikan. Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump kishte pasur katër këshilltarë të sigurisë kombëtare: Michael Flynn, H.R. McMaster, John Bolton dhe Robert O’Brien.

Largimi i Waltzit vjen në kohën kur brenda ekipit të sigurisë kombëtare të SHBA-së ka pasur lëvizje. Që nga 1 prilli, të paktën 20 anëtarë të stafit të Këshillit kombëtar të Sigurisë së SHBA-së (NSC) janë larguar nga puna, është larguar drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare si dhe tre të emëruar politikë në Pentagon.

NSC-ja është institucioni kryesor që presidentët përdorin për të koordinuar strategjinë e sigurisë dhe stafi i këtij këshilli zakonisht merr vendime të rëndësishme sa i përket qasjes së SHBA-së ndaj konflikteve në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026