Trump: Boeing duhet të gjobisë Kinën, nuk merr në dorëzim avionët e porositur
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Boeing duhet t’i paguajë Kinës, sepse ajo nuk ka përmbushur detyrimet e saj dhe nuk ka marrë në dorëzim avionët që ka porositur.
“Boeing duhet të gjobisë Kinën për mosmarrjen e avionëve të përfunduar që Kina është zotuar të blejë. Ky është vetëm një shembull i vogël i asaj që Kina i ka bërë SHBA-së për vite… Dhe meqë ra fjala, fentanili vazhdon të rrjedhë në vendin tonë nga Kina, përmes Meksikës dhe Kanadasë, duke vrarë qindra mijëra njerëz tanë, dhe më mirë të ndalet, tani”, shkroi Trump në TruthSocial.
Boeing Co tha se dëshiron të rishesë potencialisht dhjetëra avionë të destinuar për në Kinë që janë të bllokuara nga tarifat, pasi ajo ktheu tre avionë nga Kina të destinuara për t’u shitur në atë vend në Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters.
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak