Trump çon në humbje republikanët
Demokratët në SHBA marrin frymë lirisht pasi arritën të ruajnë kontrollin në Senat.
Ata fituan një garë të rëndësishme siç ishte ajo në shtetin e Nevadës.
Senatorja Catherine Cortez Masto mposhti republikanin Adam Laxalt, i cili u mbështet nga ish-presidenti Donald Trump.
Të gjithë kandidatët e mbështetur nga Trump humbën në këto zgjedhje e për këtë arsye republikanët fajësojnë manjatin për rezultatin e dobët.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ishte tepër i kënaqur dhe se ishte koha që republikanët të përcaktonin identitetin e tyre.
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, u shpreh se rezultatet treguan se populli amerikan kishte hedhur poshtë “retorikën e dhunshme” të Partisë Republikane.
Demokratët do të kenë tani 50 vende në Senat, dhe republikanët 49.
Vendi i mbetur, Xhorxhia do të kalojë në balotazh në dhjetor.
Në rast se Senati ndahet në mënyrë të barabartë midis dy partive, zëvendëspresidentja Kamala Harris ka votën vendimtare.
Republikanët ende mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pasi votat vazhdojnë të numërohen. Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ata ende mund të pengojnë një pjesë të madhe të agjendës së zotit Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 18:31 Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve
- 18:28 Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
- 18:23 Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s
- 18:21 Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)
- 18:20 Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet