Trump kërcen në dasmën e së bijës, Tiffany Trump martohet mes luksit me miliarderin

13 Nëntor 2022 | 12:27

Edhe pse problemet me drejtësinë janë të shumta edhe pse republikanët e fajësojnë për rezultatin e dobët në zgjedhje, në familjen Trump ka gëzim.

Vajza e ish-presidentit Tiffany është martuar me miliarderin Michael Boulos.

Një dasmë e cila u zhvillua mes luksit në kompleksin Mar a Lago në Florida.

Pa dyshim sytë ishin tek çifti, i cili hapi mbrëmjen me një vallëzim.

E më pas në skenën e vallëzimit doli edhe ish-presidenti Trump i cili kërceu me bashkëshorten Melani nën tingujt e muzikës së Frank Sinatra  ‘Strangers in the Night’

Teksa kërcenin Trump shihej duke i pëshpëritur në vesh gruas së tij e më pas i dhuroi një puthje.

Si të gjithë të ftuarit ish-presidenti kishte veshur një smoking dhe papion të zi. E padyshim vëmendje mori edhe Ivanka Trump, vajza e Madhe e manjatit veshur me elegancë.

Tiffany dhe Boulos  i cili është 4 vite më i vogël se nusja u takuan në vitin 2018 në Mikonos të Greqisë gjatë një eventi organizuar nga Lindsay Lohan.

Tiffany, është vajza që ish-presidenti e ka me aktoren aktores Marla Maples, me të cilën u martua në vitin 1993.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë...
17:56 | 28/07/2026