Trump sulmon De Santis: Politikan mesatar, merita ime nëse u bë guvernator
Ish-presidenti Donald Trump sulmoi publikisht guvernatorin e Floridës, Ron De Santis, përmes një deklarate ku thoshte se, politikani që ai ndihmoi të bëhej tani është rivali i tij kryesor për të udhëhequr republikanët.
Vetëm pak ditë para se të njoftojë vendimin nëse do të kandidojë për president, Trump mori kreditet për suksesin e De Santis në vitin 2018, e klasifikoi atë si një politikan “mesatar” dhe e akuzoi se po luan lojëra duke mos njoftuar ende ambiciet presidenciale.
Në një seri postimesh të publikuara në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump tha se, “De Santis është një guvernator mesatar por që ka një fushatë të fortë marrëdhëniesh me publikun”.
Por në të njëjtën kohë ish-presidenti mori meritat përse De Santis fitoi me shifra historike kontestin e së martës me thuajse 20 pikë ndaj rivalit demokrat Charlie Crist.
Për muaj të tërë, De Santis është përfolur si rivali më i mundshëm i Trump në 2024-n nëse garon për president dhe rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit kanë përforcuar këtë hipotezë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 18:31 Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve
- 18:28 Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
- 18:23 Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s
- 18:21 Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)
- 18:20 Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet