Trump dhe Netanyahu takim “kokë më kokë” në zyrën ovale, diskutojnë planin për Gazën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua për herë të dytë këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar zhvillimet në Gaza dhe përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.
Takimi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, zgjati mbi një orë dhe ishte pjesë e vizitës së tretë të Netanyahut në Shtetet e Bashkuara që prej marrjes së detyrës nga Trump në janar.
Në një postim në platformën X, Netanyahu tha se bisedimet me Trump u përqendruan te lirimi i pengjeve në Gaza, si dhe “eliminimi i kapaciteteve ushtarake dhe administrative të Hamasit”. Ai shtoi se është diskutuar edhe për pasojat e konfliktit me Iranin dhe implikimet që mund të sjellë për rajonin.
Sipas burimeve të platformës amerikane të lajmeve Axios, para këtij takimi në Shtëpinë e Bardhë mbërriti edhe një delegacion nga Katari, i cili zhvilloi disa orë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë mbi situatën në Gaza.
Gjatë vizitës së tij në Washington, Netanyahu zhvilloi gjithashtu një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Pas këtij takimi, kryeministri izraelit tha për mediat se “po punojnë intensivisht për të siguruar një armëpushim në Gaza”.
“Ne e kemi pranuar propozimin e ndërmjetësve. Është një propozim i mirë, i përputhshëm me idenë origjinale të të dërguarit special të presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ne besojmë se po i afrohemi fazës së ardhshme,” deklaroi Netanyahu.
Nga ana tjetër, Witkoff konfirmoi progresin në bisedimet për armëpushim, duke shprehur shpresën se një marrëveshje 60-ditore për armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda kësaj jave.
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte