Trump do të falë ish-presidentin e Hondurasit të dënuar për trafik droge

29 Nëntor 2025 | 09:52

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten, përpara zgjedhjeve presidenciale të Hondurasit të dielën, se do ta falte ish-Presidentin Juan Orlando Hernandez, i cili po vuan një dënim të gjatë me burg në Shtetet e Bashkuara për trafik droge.

Trump tha gjithashtu se SHBA-të do ta ndihmonin vendin nëse kandidati i krahut të djathtë Nasri “Tito” Asfura fiton zgjedhjet presidenciale. Asfura është kandidati i Partisë Kombëtare të ish-Presidentit Hernandez.

Asfora, një ish-kryetar bashkie i kryeqytetit, Tegucigalpa, është midis tre kandidatëve kryesorë. Partia e majtë në pushtet, Libre, po nominon ish-Ministrin e Financave dhe Mbrojtjes Rixi Moncada, ndërsa Salvador Nasralla është kandidati i Partisë Liberale.

“Unë dhe Tito mund të punojmë së bashku për të luftuar narkokomunistët dhe për t’i sjellë ndihmën shumë të nevojshme popullit të Hondurasit. Unë nuk mund të punoj me Moncadën dhe komunistët dhe Nasralla nuk është një partner i besueshëm për Lirinë dhe nuk mund t’i besoj”, tha Trump në një postim.

Ai shtoi se Hernandez, i cili shërbeu si president nga viti 2014 deri në vitin 2022 përpara se të ekstradohej, u trajtua “ashpër” dhe “padrejtësisht” dhe do të marrë një falje të plotë.

Hernandez u dënua në Shtetet e Bashkuara me 45 vjet burg për ndihmën në shndërrimin e Hondurasit në një “narko-shtet”, sipas prokurorëve amerikanë, të cilët thanë se ai e përdori presidencën e tij për të lehtësuar lëvizjen e kontrabandistëve të sasive të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026