Trump do të zhvillojë takim në Zyrën Ovale lidhur me hapat e mëtejshëm në Venezuelë
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë ë hënë do të zhvillojë një takim në Zyrën Ovale lidhur me hapat e mëtejshëm në Venezuelë, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin mbi vendin me operacione mbi objektivat detare dhe një prani ushtarake të forcuar në Karaibe.
Në takim pritet të marrin pjesë anëtarë të lartë të Kabinetit dhe ekipit të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Gjeneral Dan Kaine dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles dhe Zëvendës Shefin e Shtabit Stephen Miller.
Takimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin mbi Venezuelën, me bastisje ndaj anijeve të dyshuara për drogë dhe një forcim ushtarak në Karaibe. Trump tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do t’i japin fund shumë shpejt trafikut të drogës.
Gjatë fundjavës, Trump lëshoi një paralajmërim të gjerë në mediat sociale, duke u bërë thirrje linjave ajrore, pilotëve dhe rrjeteve kriminale të shmangin hapësirën ajrore të Venezuelës. Ai gjithashtu konfirmoi se kishte folur në telefon me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, por nuk dha detaje të bisedës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Evropa në debat për të ardhmen e aseteve ruse për Ukrainën
- Plani i paqes në Ukrainë, Macron dhe Zelenskyy biseduan edhe me Witkoff
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual