Trump emëron Gibson, Stallone dhe Voight si ambasadorë të Hollivudit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywoodin “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallonen, Mel Gibsonin dhe Jon Voightin si “ambasadorë specialë”.
“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibsonin dhe Sylvester Stallonen si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollywood, Kaliforni. Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywoodin, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja”, shkroi Trump në “Truth Social”.
Voight e ka mbështetur Trumpin që në kandidimin e parë të presidentit të zgjedhur në vitin 2016. Në vitin 2019, Trump i dha Voightit Medaljen Kombëtare të Arteve.
Gibson i tha TMZ-së se ai po mbështeste Trumpin në tetor 2024.
Ndërkohë Stallone në fund të fushatës së Trumpit në 2024, e prezantoi këtë të fundit në Gala të Institutit të Politikës së Parë të Amerikës si “Xhorxh Uashingtoni i dytë” dhe “një personazh vërtet mitik”.
Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të ShBA-së në Washington.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 08:24 Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë