“Trump është ngacmues për të rinjtë”,Beqa: E shohin si aktor në TikTok, jo politikan
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqa ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” ku ka analizuar sondazhin e kryer në lidhje më pëlqyeshmërinë që shqiptarët kanë mbi dy kandidatët për presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Donald Trump.
Ai tha se është impresionuese se si mendimi i opinionit publik në Shqipëri është i njëjtë me atë të opinionit publik në SHBA, pasi të dy mendojnë se Trump do të fitojë.
“Ky sondazh bëhet në kontekstin ku struktura e komunikimit politik ka ndryshuar rrënjësisht. Nuk jemi më në situatën tradicionale të marketingut politk.
Mediat e reja, mediat sociale, mosha mbi 30 dhe mosha 40 vjeçare, kanë racionalitetin dhe e shikojnë Trump, si problem në rastin për Shqipërinë, për shkak se politika vlerësohet më maksimalisht dhe asociacioni që kanë njerëz të afërt me Trump me Serbinë dhe problematika që mund të shkaktojnë në rastin e Kosovës, tensione që mund të ketë me albin Kurtin, analizohen nga kjo moshë e cila gjykon racionalisht politikën.
Të rinjtë që shikojnë më shumë TikTok-un e shikojnë më shumë si aktor se sa si një vendimarrës, vendimet e të cilit do ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhmen e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ajo që është vërtetë impresionuese është se si shqiptarët arrijnë të bëjnë dallimin se kush do të fitojë realisht, si një vlerësim realist dhe çfarë preference do të kishin ata”,-tha Mentor Beqa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun