Alibali: Ja çfarë kanë të përbashkët Mitsotakis me Melonin dhe kë duan shqiptarët
Analisti Neritan Alibali ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku analizoi sondazhin e kryer në lidhje me pëlqyeshmërinë që kanë shqiptarët ndaj liderëve europian.
Më e pëlqyera sipas sondazhit ishte kryeministrja e Italisë Georgia Meloni. Duke e krahasuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Alibali tha se cilat janë arsyet që shqiptarët pëlqejnë më shumë kryeministren italiane. Sipas tij ka disa motive të cilat janë të llojit politik, ekonomik dhe patriotik.
“Janë dy kryeministrat e dy vendeve që kanë numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre. Ata drejtojnë qeverinë e një vendi ku një pjesë e kombit tonë është zhvendosur. Së dyti janë të dy kryeministra të djathtë, pavarësisht se Meloni është e ekstremit të djathtë, ndërsa Mitsotakis është i qendrës së djathtë, por ka disa elementë të tjerë. Për shembull marrëdhëniet me shtetin shqiptar me Melonin dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar aktualisht me Mitsotakisin.
Jam i bindur se për Melonin pëlqyeshmëri kanë dhënë edhe të majtë edhe të djathtë, pasi të djathtët sepse e ndiejnë të tyren, ndërsa të majtët pasi Rama me Melonin kanë një marrëdhënie të mirë dhe kanë bërë edhe një marrëveshje së fundmi. Unë do doja që pyetja për marrëveshjen të ishte e përfshirë.
Së dyti është çështja Beleri, e cila ka stresuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe është një situatë ku një pjesë e të pyeturve, patjetër kanë njerëz të tyre të afërt në Greqi dhe trajtimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Itali ka qenë i ndryshëm. Unë mendoj se ndikojnë të gjitha këto, ndaj thash ka motive politike, motive ekonomike dhe motive patriotike”,-tha Alibali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos