Trump: Forca e madhe detare po lëviz drejt Iranit, shpresojmë që Teherani të ulet në tryezën e negociatave
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Presidenti i SHBA-së,Donald Trump, njoftoi se një forcë e madhe detare amerikane, të cilën ai e përshkroi si një “armadë”, po lëviz drejt Iranit, duke shpresuar që Teherani të bjerë dakord për një marrëveshje “të drejtë dhe të ekuilibruar” për të shmangur përdorimin e armëve bërthamore dhe konfliktin e mundshëm.
Në një postim në Twitter, Trump tha se armada, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, po lëviz “me shpejtësi dhe fuqi të madhe, entuziazëm dhe vendosmëri”, duke vënë në dukje se është një flotë më e madhe se ajo e dërguar në Venezuelë.
Ai shprehu shpresën se Irani do të “ulet në tryezë” dhe do të arrijë një marrëveshje që ndalon përdorimin e armëve bërthamore dhe është “e mirë për të gjitha palët”.
Presidenti amerikan theksoi se koha po mbaron dhe përsëriti thirrjen e tij që Irani të kërkojë një marrëveshje, duke kujtuar veprimet e mëparshme ushtarake që ai i përshkroi si “Operacioni, Çekiri i Mesnatës”.
“Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e lini këtë të ndodhë përsëri”, përfundoi ai postimin e tij.
SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht