Trump fton Putin në Bordin e Paqes. Izraeli kundërshton ngritjen e komitetit

19 Janar 2026 | 18:18

Presidenti rus Vladimir Putin është ftuar për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, që synon zgjidhjen e konflikteve globale dhe të mbikëqyrë procesin e qeverisjes dhe rindërtimit të Gazës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Putin kishte marrë ftesën e liderit amerikan.

“Rusia po përpiqet të sqarojë të gjitha aspektet e ofertës me Uashingtonin”, tha Peskov, pa dhënë detaje nëse Putin është i prirur për t’iu bashkuar nismës.

Shtëpia e Bardhë u ka dërguar ftesa figurave të ndryshme nga e gjithë bota për t’u ulur në të ashtuquajturin Bordi i Paqes, që kryesohet nga vetë Trump.

Por ftesa për Putin pritet të ngrejë pikëpyetje për shkak të luftës që Rusia nisi në Ukrainë, që së shpejti bën vitin e katërt dhe kur lideri rus ngurron për të arritur një marrëveshje paqeje.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill konfirmoi gjithashtu se presidentja Ursula von der Leyen kishte marrë gjithashtu ftesë dhe do të flasë para liderëve të tjerë të BE-së për Gazën.

Zëdhënësi nuk tha nëse ftesa ishte pranuar, por shtoi se Komisioni dëshiron të kontribuojë në një plan gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Por ngritja e Bordit të Paqes nuk është mirëpritur nga Izraeli. Ditën e shtunë, zyra e kryeministrit Netanyahu tha se krijimi i tij nuk ishte bërë në koordinim me shtetin hebre, i cili e kundërshton atë.

Ndërsa ditën e hënë, ministri radikal i Financave, Bezalel Smotrich e kritikoi ashpër nismën, duke thënë se ajo nuk i shërbente Izraelit.

“Gaza është e jona dhe e ardhmja e saj do të na prekë neve më shumë se këdo tjetër. Na takon neve të marrim përsipër përgjegjësinë për gjithçka që ndodh atje, që të vendosim administratën ushtarake dhe të përfundojmë misionin”, deklaroi Smotrich.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026