Trump fton Ramën si pjesë e Bordit të Paqes, kryeministri: I nderuar për ftesën, krenar për Shqipërinë

17 Janar 2026 | 18:12

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në rrjetet e tij sociale se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj organizate, ndërsa shpreh nderimin e madh që po i bëhet atij dhe vendit me këtë propozim të Trump.

Postimi i plotë:

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026