Trump i rikthehet fushatës pasi i shpëtoi atentatit të dytë
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë që prej një përpjekjeje të dytë për vrasjen e tij.
Trump është lavdëruar më 17 shtator se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, teksa ka përshëndetur kundërshtaren e tij, kandidaten demokrate Kamala Harris, për kujdesin e treguar përmes një telefonate, raporton AFP.
Ish-presidenti amerikan ka folur në një tubim para mbështetësve të zjarrtë në Flint, një qytet industrial që dikur ishte qendër e industrisë automobilistike amerikane në qytetin e luhatshëm të Miçiganit, para se fabrikat të mbylleshin për shkak të konkurrencës së jashtme.
Trump është munduar të lidhë atë që Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) e ka cilësuar si përpjekje të penguar për vrasjen e tij të dielën, në fushën e tij të golfit në Florida, me zotimin e tij për të vendosur tarifa të larta ndaj importit të automjeteve nga Meksika dhe nga Kina.
“Dhe pastaj habiteni pse sulmohem me armë… E dini që vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, u shpreh ai.
Kandidati republikan ka thënë se njeriu që dyshohet se u përpoq ta vriste atë ishte ndjekës i asaj që ai e ka quajtur retorikë e presidentit Joe Biden dhe e Harrisit që ngulmon se Trump përbën rrezik për demokracinë amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026