Trump i sugjeron Starmer të përdorë ushtrinë për të kontrolluar kufijtë

18 Shtator 2025 | 18:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i sugjeroi kryeministrit të Britanisë së Madhe Kier Starmer të përfshijë ushtrinë në zgjidhjen e problemit të migracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Gjatë një konference të përbashkët në Londër, Trump tha se Vladimir Putin “e zhgënjeu”, ndërsa Starmer thekson se të dy vendet po punojnë për të ushtruar presion mbi presidentin rus që të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje për Ukrainën, raporton BBC.

“Ai më zhgënjeu. Më zhgënjeu vërtet, do të shohim se si do të përfundojë”, tha Trump.

Kur u pyet për planin e Starmer për të njohur një shtet palestinez, Trump u përgjigj se nuk ishte dakord me kryeministrin për këtë çështje.

Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të kishin bërë “një rrugë të gjatë” në marrëdhënien e tyre të veçantë dhe po e rindërtonin atë për një epokë të re.

Ai theksoi se siguria mbetet “gurthemeli” i lidhjeve dypalëshe dhe theksoi projektet e përbashkëta të mbrojtjes të të dy vendeve, duke përfshirë zhvillimin e avionëve të shpejtë dhe nëndetëseve të klasit AUKUS, shkruan Sky News.

“Tani, ndërsa rrisim shpenzimet e mbrojtjes, do të heqim pengesat për të punuar së bashku në teknologjitë e reja të mbrojtjes, në mënyrë që të qëndrojmë përpara kundërshtarëve tanë”, tha Starmer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026