Debati për emigrantët/ Farage: Do të takohem për drekë me Edi Ramën pas disa javësh
Dy muaj pas pranimit të një ftese publike nga kryeministri Edi Rama, politikani britanik Nigel Farage ka deklaruar se pritet të zhvillojë një drekë me kreun e qeverisë shqiptare në javët në vijim.
Njoftimi u bë gjatë një fjalimi të mbajtur para anëtarëve të partisë së tij, Reform UK, ku Farage e vuri theksin te çështja e deportimit të kriminelëve të huaj nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas Farage, takimi me Kryeministrin Rama do të fokusohet pikërisht në këtë temë, të cilën ai e konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.
“Do të deportojmë kriminelët e huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete , të burgosur, nuk jam i sigurt ende.” u shpreh ai.
Gjatë deklaratës së tij, Farage theksoi se masa të tilla janë të nevojshme për të parandaluar, siç u shpreh ai, rreziqet që lidhen me emigracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin:
“Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën.”
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga zyra e Kryeministrit për një takim të tillë, ndërsa çështja e emigracionit dhe kthimit të shtetasve shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë më herët objekt diskutimi mes dy politikanëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid