Trump: Kam vendosur pak a shumë se do ta sulmojë Venezuelën

16 Nëntor 2025 | 17:28

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “në një farë mënyre ka vendosur” nëse do të ndërmarrë veprime ushtarake në Venezuelë, një veprim që do të përshkallëzonte një situatë tashmë të tensionuar pasi SHBA kaloi dy muaj duke goditur anije të dyshuara për drogë në Karaibe.

“Nuk mund t’ju them se çfarë do të jetë, por në një farë mënyre e kam vendosur”, tha Trump.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Dua të them, nuk mund t’ju them se çfarë është, por kemi bërë shumë përparim në Venezuelë për sa i përket ndalimit të vërshimit të drogës.”

SHBA vendosi aeroplanë F-35, anije luftarake dhe një nëndetëse bërthamore në rajon, si pjesë e një përgatitjeje ushtarake pas dy muajsh sulmesh vdekjeprurëse kundër anijeve pranë Venezuelës.

Më herët këtë javë, grupi i sulmeve të aeroplanmbajtëses Gerald Ford u zhvendos në rajonin e Amerikës Latine, duke sjellë me vete më shumë se 75 aeroplanë ushtarakë dhe mbi 5,000 trupa.

SHBA refuzon të njoh legjitimitetin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili ka mbajtur detyrën që nga vdekja e Hugo Chavez në vitin 2013, si kreu i shtetit të vendit.

Departamenti i Shtetit po ofron 50 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, një shumë që ata e kanë rritur vazhdimisht që nga viti 2020.

Maduro ka thënë se Trump po kërkon ta rrëzojë nga pushteti, por Trump ka thënë vazhdimisht se nuk po kërkon ndryshim regjimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lidhja e internetit ra ndjeshëm në të gjithë Venezuelën të mërkurën, përfshirë kryeqytetin Karakas, pasi tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme dëmtuan infrastrukturën e energjisë dhe...
08:44 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026

Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat

Shirat e rrëmbyeshëm nga një tajfun që kaloi në Taipei dhe pjesë të Tajvanit jugor të enjten shkaktuan përmbytje lokale ndërsa më shumë se 200...
08:19 | 25/06/2026