Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit

5 Maj 2025 | 12:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se synimi kryesor i negociatave me Iranin është “zhbërja e plotë” e programit bërthamor të Teheranit.

Në një intervistë për NBC më 4 maj, Trump theksoi se kjo do të ishte “e vetmja gjë që do të pranonte”, duke lënë megjithatë të hapur mundësinë që Irani të mbajë një program civil për energji bërthamore.

Presidenti amerikan u shpreh se do ta shqyrtonte këtë mundësi, në përputhje me komentet e mëhershme të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili kishte sugjeruar që Irani mund të operojë reaktorë civilë nëse importon uranium të pasuruar.

“Është energji civile, por siç e dini, ajo shpesh çon në luftëra ushtarake. Ne nuk duam që ata të kenë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se Irani, si një vend i pasur me naftë, nuk ka nevojë reale për energji bërthamore për qëllime elektrike. “Jam i prirë të them, ‘Për çfarë ju duhet ai? Keni mjaft naftë’,” tha ai.

Komentet e Trump janë parë si një refuzim i mundësisë për një version të ri të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që ai e kishte tërhequr SHBA-në prej saj. Jason Brodsky, drejtor i politikave në organizatën “United Against Nuclear Iran”, shkroi në rrjetin X se kjo intervistë tregon qartë se administrata nuk është e interesuar për një marrëveshje të re me Iranin.

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026