Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

15 Shtator 2025 | 09:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme për të ushtruar presion real mbi Moskën.

“Sanksionet që ata po vendosin nuk janë mjaftueshëm të ashpra,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët në rezidencën e tij në Bedminster, New Jersey.

“Unë jam i gatshëm të vendos sanksione të forta, por ata do të duhet të ashpërsojnë masat e tyre në përputhje me ato që po bëj unë.”

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja nuk do të ndërmarrë sanksione më të mëdha nëse vendet evropiane vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia, duke e konsideruar këtë si një kontradiktë të madhe në qëndrimin perëndimor ndaj agresionit rus.

Trump ka deklaruar më herët se është i përgatitur të vendosë sanksione të rënda ndaj Moskës, por vetëm nëse të gjithë anëtarët e NATO-s veprojnë në mënyrë të bashkërenduar dhe ndalojnë blerjet e energjisë nga Rusia.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan i bëri thirrje vendeve të NATO-s të miratojnë tarifa të larta importi, nga 50% deri në 100%, ndaj mallrave kineze. Sipas Trump, kjo strategji ekonomike do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe do të rrite presionin global mbi aleatët e Rusisë. Ai sugjeroi se tarifat mund të hiqen më pas, nëse përparimi në krizën ukrainase është i dukshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026