Trump kundër gjyqtares: Të largohet, nuk mund të kem një proces të drejtë

7 Gusht 2023 | 12:53

Donald Trump ka deklaruar se do t’i kërkojë gjyqtares së çështjes ku akuzohet për mashtrim elektoral që të tërhiqet për shkak se ndikohet nga pushtete shumë të fuqishme.

Trump tha se nuk ka asnjë shans që ai të ketë një proces të drejtë gjyqësor me gjyqtaren aktuale, veç rastit nëse ajo ndërrohet.

Apeli i tij erdhi pasi organi i akuzës kërkoi një urdhër gjykate që të kufizonte atë që ish-presidenti mund të thotë publikisht lidhur me çështjen.

Gjyqtarja Tania Çutkan u caktua nga presidenti i mëparshëm i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Trump përdori rrjetin e tij social “Truth Social”, për ta cilësuar procesin si “qesharak” sa i takon lirisë së shprehjes dhe mbajtjes së zgjedhjeve të ndershme.

Ai nënvizoi se ekipi i tij ligjor do të kërkojë menjëherë largimin e gjyqtares nga çështja, por nuk dha detaje mbi se cilat baza do ta kërkojë këtë gjë.

Gjyqtarja Çutkan, e caktuar në 2014-n, më herët vendosi kundër përpjekjeve të zotit Trump për të mbuluar provat lidhur me kryengritjen e 6 janarit.

Ajo është gjithashtu e vetmja gjyqtare federale në Uashington, që ka dhënë dënime kundër të pandehurve të lidhur me kryengritjen në Capitol Hill, të cilat janë më të gjata se ato të kërkuara nga Departamenti i Drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026