Trump lidh mosmarrëveshjen për Groenlandën me mosmarrjen e Çmimit Nobel për Paqen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen pasi nuk mori Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa përsëriti përsëri kërkesën e tij për kontroll të Grenlandës.
Në një mesazh drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Trump fajësoi vendin që nuk ia dha çmimin.
“Duke marrë parasysh që vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8 Luftërave PLUS, nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për Paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për SHBA-në”, tha Trump në mesazhin e siguruar nga mediat amerikane.
“Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Groenlandës”, shtoi ai.
Kryeministri Jonas Gahr Store tha se e kishte marrë mesazhin të dielën në përgjigje të një mesazhi që ai dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i kishin dërguar Trumpit.
Store tha se ata kishin shprehur kundërshtimin ndaj rritjes së propozuar të tarifave për shkak të mosmarrëveshjes së Groenlandës dhe theksuan nevojën për të ulur tensionet, duke propozuar një telefonatë trepalëshe po atë ditë.
Store vuri në dukje se një komitet i pavarur, jo qeveria e Norvegjisë, i dha Çmimin Nobel për Paqen. Trump nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u vlerësuar me çmimin vjetor.
Ai ka këmbëngulur gjithnjë e më shumë se SHBA-të duhet të marrin Groenlandën për arsye sigurie kombëtare. Ishulli Arktik me popullsi të rrallë, por i pasur me burime, është i pozicionuar mirë për sistemet e paralajmërimit të hershëm në rast të sulmeve me raketa dhe për monitorimin e anijeve në rajon.
Trump ka përsëritur se dëshiron që SHBA-të ta blejnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake kundër një anëtari të aleancës së sigurisë së NATO-s për ta marrë atë./ BBC
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit