Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Amsterdam për samitin e NATO-s, ku pritet të takohet me 32 udhëheqësit e aleancës së sigurisë dhe të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga mbreti i Holandës.
Fluturimi i tij është ulur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit pak pas orës 19:30 sipas kohës lokale.
Në bordin e Air Force One, Trump mësohet të ketë biseduar me anëtarët e “grupit të shtypit” – gazetarët që e shoqërojnë gjatë udhëtimeve – duke i dhënë meritë Izraelit për tërheqjen nga sulmet e mëtejshme ndaj Iranit.
Ai u ka thënë gjithashtu gazetarëve se pret të zhvillojë një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kuadër të samitit.
Ky është samiti i parë i NATO-s për presidentin Trump që nga viti 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi