Trump mbërrin në Skoci, gati negociatat me evropianët për një marrëveshje tregtare
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Skoci, ku pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqësit evropianë dhe britanikë në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re tregtare.
Trump mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në orët e vona të së premtes dhe pritet të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, si dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Përpara nisjes nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi për gazetarët se do të diskutonte për marrëveshjen tregtare mes Uashingtonit dhe Londrës me Starmerin, duke shtuar se “ndoshta edhe do ta përmirësojmë atë”.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se kishte zhvilluar një telefonatë “të mirë” me presidentin amerikan.
“Kemi rënë dakord të takohemi në Skoci të dielën për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe se si mund t’i mbajmë ato të forta,” shkroi ajo në rrjetet sociale.
Pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump vendosi tarifa mbi importet nga vende të ndryshme të botës dhe i ftoi partnerët të negocionin marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara për të shmangur apo reduktuar barrierat e reja tregtare.
Në qershor, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje tregtare që lehtëson qasjen e mallrave amerikane në tregun britanik. Por marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian kanë hyrë në një fazë të tensionuar.
Më herët gjatë këtij muaji, Trump njoftoi vendosjen e tarifave 30% mbi importet nga BE-ja duke filluar nga 1 gushti, çka ka nxitur reagimin e udhëheqësve evropianë.
Ata janë shprehur të gatshëm për negociata, por nuk kanë përjashtuar mundësinë e masave reciproke ndaj Uashingtonit.
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese