Trump mund të ndalojë hyrjen në SHBA për qytetarët e 41 vendeve të botës
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po shqyrton vendosjen e kufizimeve të udhëtimit për qytetarët e shumë vendeve si pjesë e një ndalimi të ri, sipas një memo të brendshme të parë nga Reuters dhe të konfirmuar nga burime të njohura me situatën.
Memorandumi rendit gjithsej 41 vende, të ndara në tre grupe.
Grupi i parë, i cili përfshin Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, parashikon një pezullim të plotë të dhënies së vizave.
Në grupin e dytë, pesë vende – Eritrea, Haiti, Laosi, Mianmari dhe Sudani i Jugut – do të përballeshin me një pezullim të pjesshëm, i cili do të prekte vizat turistike dhe studentore, si dhe vizat e tjera emigruese, me disa përjashtime.
Grupi i tretë përfshin 26 vende, duke përfshirë Bjellorusinë, Pakistanin dhe Turkmenistanin, të cilat do të konsideroheshin për pezullim të pjesshëm të lëshimit të vizave të SHBA nëse qeveritë e tyre “nuk marrin hapa për të adresuar mangësitë brenda 60 ditëve”, thuhet në memorandum.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, paralajmëroi se lista mund të jetë subjekt i ndryshimeve dhe nuk ishte miratuar ende nga administrata.
Kjo nismë e Trump është pjesë e një procesi më të gjerë të shtrëngimit të politikës së imigracionit që filloi në fillim të mandatit të tij të dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret