Trump: Nëse zgjidhem president, brenda 24 orëve mund t’i jap fund luftës në Ukrainë

28 Mars 2023 | 11:10

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shfaqur shumë optimist , duke deklaruar në një rrjet amerikan se mund t’i japë fund luftës së Putinit në Ukrainë brenda 24 orëve .

Siç raporton gazeta amerikane “New York Post”, miliarderi amerikan mund të arrijë brenda një dite atë që Perëndimi nuk mundi përmes negociatave të përsëritura me të dyja palët: të vendosë një “kufi” në armiqësitë që kanë nisur që nga 24 shkurt 2022 me iniciativë të presidentit rus, Vladimir Putin .

Trump pohoi se nëse lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe ai do të rizgjedhej në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të “hynte në një ditë për të gjetur një marrëveshje paqeje.

Sipas mediave të huaja, Trump pretendoi se negociatat mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin do të ishin “të lehta”.

“Nëse nuk gjendet një zgjidhje për luftën (deri në zgjedhjet e 2024), unë do të gjej një zgjidhje për çështjen e luftës .Brenda 24 orëve së bashku me Zelensky dhe Putin, dhe unë mund të bëj një negociatë shumë të lehtë, por nuk dua t’ju them se për çfarë bëhet fjalë sepse atëherë nuk do të mund ta përdor. Unë do të mund të sjell paqen brenda një dite” -tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026