Trump njoftoi marrëveshjen me Iranin, Teherani: Asgjë nuk është finalizuar

12 Qershor 2026 | 07:40

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar se një marrëveshje fillestare për t’i dhënë fund luftës me Iranin është afër, pasi njoftoi se kishte anuluar sulmet ndaj vendit.

“Ne sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer për luftën me Iranin”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale të enjten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha për televizionin shtetëror se raportimet për një marrëveshje ishin “spekulative” dhe se “asgjë nuk është finalizuar”.

Trump ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme se të dy vendet janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit. Vetëm pak orë para këtij njoftimi, ai kishte deklaruar se do ta godiste Iranin “shumë fort”.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të gjera ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe duke mbyllur praktikisht Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Megjithëse në prill ishte rënë dakord për një armëpushim, SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer herë pas here sulme, përfshirë dy raunde goditjesh reciproke gjatë kësaj jave. Në të njëjtën kohë, Trump ka folur vazhdimisht për mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin.

Pas komenteve të tij të fundit, çmimi i naftës Brent ra në rreth 89 dollarë për fuçi, një rënie prej 4.4% gjatë ditës.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha: “Ne kemi një marrëveshje që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore, dhe ky ishte qëllimi kryesor i gjithçkaje që kaluam për ta arritur këtë. Pra, është një arritje shumë e madhe.”

Ai shtoi se do të ketë “ndoshta një ceremoni nënshkrimi, ndoshta në Evropë”, sapo dokumentet të finalizohen dhe se kjo duhet të ndodhë “shumë shpejt”.

Sipas tij, dokumentet janë “pothuajse në formën përfundimtare, kështu që do të shohim”.

Trump tha gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet “sapo të nënshkruhet marrëveshja”.

Lideri amerikan tha se kishte biseduar me udhëheqës të rajonit, përfshirë aleatët e Gjirit dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar: “I gjithë Lindja e Mesme është shumë e lumtur.”

Zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se biseda kishte ndodhur dhe deklaroi se “Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit”.

Në deklaratë thuhej se Netanyahu shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Trumpit për të punuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare që do të përfshinte “heqjen e materialit të pasuruar, çmontimin e infrastrukturës së pasurimit, kufizime në prodhimin e raketave dhe ndërprerjen e mbështetjes së Iranit për grupet e tij të armatosura përfaqësuese në rajon”.

Ndërkohë, Baghaei tha se pjesa më e madhe e tekstit të memorandumit ishte tashmë “finalizuar”, por SHBA-ja kishte paraqitur “kërkesa të tepruara” dhe kishte shtuar “kërkesa të reja”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

Gjykata Supreme federale të enjten i ndaloi shtetit të Alabamës ekzekutimin e një burri me azot, pasi një gjykatë më e ulët vendosi se metoda...
10:09 | 12/06/2026

U raportua i zhdukur, Kina konfirmon arrestimin e amerikanit nën akuza për spiunazh

Pekini konfirmoi të premten, arrestimin e Wu Minjin , një shtetas amerikan, i cili sipas autoriteteve kineze akuzohet për spiunazh dhe veprime që dyshohet se...
10:00 | 12/06/2026

Ukraina sulme të reja me dron në Rusi, dy të vdekur dhe 10 të plagosur

Dy civilë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në rajonin kufitar rus të Bryansk.  Dy persona u vranë dhe dy...
09:59 | 12/06/2026