Trump njofton bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë
President amerikan Donald Trump ka njoftuar se zyrtarët amerikanë, rusë dhe ukrainas do të takohen në një konferencë të sigurisë në Mynih të premten për të biseduar se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
“Rusia do të jetë atje me njerëzit tanë”, tha presidenti amerikan. “Ukraina është gjithashtu e ftuar, meqë ra fjala, nuk e di saktësisht se kush do të jetë atje nga ndonjë vend – por njerëz të nivelit të lartë nga Rusia, nga Ukraina dhe nga Shtetet e Bashkuara”, shkruan BBC.
Megjithatë, Rusia – e cila nuk po merr pjesë zyrtarisht në forumin vjetor në Gjermani – nuk komentoi dhe një zyrtar i lartë ukrainas tha se “bisedimet me rusët në Mynih” “nuk priten”.
Aleatët e NATO-s të Amerikës po reagojnë ende ndaj njoftimit të papritur të Trump këtë javë se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord në një telefonatë për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Zëvendës Presidentin e Trump, JD Vance, në Mynih.
Zelensky pritet të takohet edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 21:30 Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë