Trump nominon Howard Lutnickun për Sekretar të Tregtisë
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump e ka nominuar Howard Lutnickun për Sekretar amerikan të Tregtisë – figurë e cila pritet të ketë qasje të ashpër ndaj Kinës.
Lutnick do të udhëheqë edhe agjendën shtetërore për tarifa dhe tregti, me “përgjegjësi direkte për Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së”, ka thënë Trump përmes një deklarate.
Tarifat janë pikë kyçe në agjendën ekonomike të Trumpit dhe ai ka premtuar se do të vendosë masa tregtare gjithëpërfshirëse për të gjitha importet kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Lutnick është shef ekzekutiv i kompanisë për shërbime financiare Cantor Fitzgerald, dhe aleat i Trumpit. Emri i tij ishte përmendur fillimisht për pozitën e Sekretarit të Thesarit.
Mirëpo, në fund ai është përzgjedhur për Tregti, departament më i vogël, i cili punon për të rritur industrinë amerikane dhe ka rol të rëndësishëm për të ulur varësinë e shtetit nga Azia.
Nën presidentin amerikan Joe Biden, Departamenti i Tregtisë i ka rritur kontrollet në eksport të teknologjive që mund të kërcënohen nga rivalë sikurse Pekini.
Administrata Trump mund të ketë qasje edhe më të ashpër. Përgjatë fushatës zgjedhore Lutnick ka mbështetur idenë për të vendosur tarifa prej 60 për qind në mallrat kineze, dhe 10 për qind në të gjitha importet tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë