Trump: OKB-ja ka potencial të jashtëzakonshëm, por nuk e ka shfrytëzuar atë

22 Janar 2026 | 11:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hapi këtë të enjte ceremoninë kushtuar “Bordit të Paqes” ndërkombëtar me një devijim të fokusuar në politikën e brendshme.

Gjatë fjalimit të tij Trump tha se OKB-ja ka “potencial të jashtëzakonshëm”, por nuk e ka përdorur atë.

Ai deklaroi se ka disa “njerëz të shkëlqyer” në OKB, por theksoi se nuk foli me asnjërin prej tyre kur po punonte për “tetë luftërat që i dha fund”.

“OKB-ja nuk u përpoq mjaftueshëm për t’i zhdukur ata, tha ai, dhe në fakt nuk do të kishte mundur ta bënte këtë”, është shprehur Trump.

Përveç kritikave, ai theksoi se dëshiron që “Bordi i tij i ri i Paqes” të punojë “në bashkëpunim” me Kombet e Bashkuara.

“Sapo ky bord të formohet plotësisht, ne mund të bëjmë pothuajse çfarëdo që duam të bëjmë, dhe do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara. Gjithmonë kam thënë se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë përdorur, por ka një potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026