Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë

16 Shtator 2025 | 12:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paditur gazetën prestigjoze The New York Times, katër gazetarë të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh. Trump pretendon se ka qenë viktimë e shpifjeve dhe se i është dëmtuar reputacioni personal, por dhe biznesi i tij.

Padia, e dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të Floridës, përfshin disa shkrime të gazetës, përfshirë një editorial para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës që deklaronte se ai nuk ishte i denjë për postin e presidentit, si dhe librin e publikuar nga Penguin, titulluar “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”.

Në dokumentet e dorëzuara, avokatët e Trumpit theksojnë se botimet kanë qenë me keqdashje dhe të mbushura me shtrembërime, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe reputacionale.

Padia erdhi pasi Trump kërcënoi javën e kaluar se do të padiste gazetën për raportimet e saj mbi një porosi dhe vizatim gjoja seksualisht sugjestiv që ai i kishte dhënë Jeffrey Epsteinit. Trump ka pranuar se ka ndarë udhët me Epsteinin para se rastet e tij të bëheshin publike në 2006, ndërsa Epstein vdiq në 2019 në një qeli burgu në Nju-Jork.

Përmes platformës së tij Truth Social, Trump deklaroi: “Sot kam nderin e madh të paraqes padinë 15-miliardë dollarëshe për shpifje kundër The New York Times.” Ai akuzoi gazetën se ka gënjyer për të, për familjen e tij, bizneset e tij dhe për lëvizjet e udhëhequra nga republikanët, si America First Movement dhe Make America Great Again (MAGA).

Ky është një nga disa aksionet ligjore të Trump kundër mediave. Më herët këtë vit, ai paditi The Wall Street Journal dhe botuesit e saj për raportimin mbi një urim ditëlindjeje për Epsteinin në 2003, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim. Në korrik, kompania amë e CBS, Paramount, u pajtua për zgjidhjen e një kontesti gjyqësor pas një padie nga Trump lidhur me programin “60 Minutes”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026