Trump paralajmëron Kanadanë të jetë “mirënjohëse” ndaj Shteteve të Bashkuara
Presidenti Donald Trump paralajmëroi Kanadanë se duhet të jetë më “mirënjohës” ndaj Shteteve të Bashkuara gjatë fjalimit të tij në Davos të Zvicrës.
“Kanadaja merr shumë gjëra falas nga ne, meqë ra fjala. Edhe ata duhet të jenë mirënjohës, por nuk janë”, tha Trump të mërkurën, duke shtuar se plani i tij për të ndërtuar një sistem mbrojtës nga raketat “Kupola e Artë” do ta mbrojë gjithashtu Kanadanë.
Ai tha se kryeministri kanadez Mark Carney “nuk ishte aq mirënjohës”, duke iu referuar fjalimit të Carney në Forumin Ekonomik Botëror këtë javë.
Carney nuk përmendi në mënyrë të qartë SHBA-në apo Trumpin, por theksoi “një epokë të rivalitetit të fuqive të mëdha”, duke shtuar se “rendi i bazuar në rregulla po venitet”. Ai tha se Kanadaja kundërshtoi përdorimin e tarifave mbi Groenlandën, të cilën Trump e ka kërcënuar.
“Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara. Mbajeni mend këtë Mark herën tjetër që bëni deklaratat tuaja”, tha Trump.
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus