Trump për tarifat: Shikoni si kërkojnë të negociojnë, duan të na puthin të pasmet

9 Prill 2025 | 10:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar sërish bujë në arenën ndërkombëtare, jo vetëm me tarifat e reja ndaj Kinës dhe Bashkimit Evropian, por edhe me një deklaratë aspak diplomatike që përshkruan mënyrën se si ai po e percepton reagimin e partnerëve tregtarë ndaj politikave të tij agresive.

“Po vdesin të bëjnë marrëveshje! Po na thërrasin për të na puthur të pasmet,” u shpreh Trump gjatë një darke me udhëheqësit republikanë.

Presidenti amerikan iu referua në deklaratën e tij përpjekjeve të shumta të vendeve të huaja, përfshirë Kinën, për të negociuar me Shtetet e Bashkuara pas vendosjes së tarifave të reja.

Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë, kur Shtëpia e Bardhë ka njoftuar vendosjen e një tarife totale prej 104% ndaj importeve nga Kina, si dhe 20% ndaj Bashkimit Evropian, duke përshkallëzuar luftën tregtare që ka përfshirë ekonomitë më të mëdha të botës.

Tregjet aziatike reaguan me rënie të menjëhershme, ndërsa diplomatët evropianë dhe kinezë janë duke kërkuar mënyra për të shmangur përshkallëzimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një bisedë telefonike me kryeministrin kinez Li Qiang, kërkoi “përmbajtje dhe zgjidhje të negociuar”.

Por retorika e Trump duket se shkon në drejtim të kundërt, duke sinjalizuar kënaqësi nga presioni që tarifat po ushtrojnë mbi kundërshtarët tregtarë të SHBA-së.

“Unë e di çfarë po bëj, dreqin!” tha ai, duke vënë theksin në stilin e tij të njohur, të drejtpërdrejtë dhe sfidues, që ka ndarë opinionin si brenda vendit, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Ndërkohë që edhe analistët janë të ndarë: për disa, kjo është një lëvizje taktike për të detyruar partnerët të ulen në tryezën e bisedimeve me kushte më të favorshme për SHBA-në. Për të tjerë, një përshkallëzim i tillë dhe gjuha fyese e një udhëheqësi i një prej fuqive më të mëdha në botë rrezikon të thellojë ndarjet dhe të dobësojë stabilitetin tregtar global.

Për momentin, sytë janë të gjithë te Pekini dhe Brukseli dhe se si ata do t’i përgjigjen jo vetëm tarifave, por edhe fjalëve të Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit

Ministri spanjoll i Turizmit, Jordi Hereu ka deklaruar të hënën se Spanja ka të ngjarë të tërheqë 100 milionë turistë të huaj këtë vit, me...
12:44 | 06/07/2026

Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë

Victoria Beckham duket se është gati të zgjerojë edhe më tej perandorinë e saj të biznesit. Pasi ndërtoi një markë të njohur në industrinë e...
12:29 | 06/07/2026

Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme

Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 Qershorit në Venezuelë....
10:50 | 06/07/2026