Trump: Personi që mori Nobelin për Paqe ishte gati të ma dhuronte mua
Presidenti Donald Trump u anashkalua për Çmimin Nobel për Paqe të premten, pavarësisht se ai iu kundërvu kolegëve të tij republikanë, udhëheqësve të ndryshëm botërorë dhe vetes së tij, shkruan AP News.
Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen, pasi u nominua vitin e kaluar nga një grup që përfshinte senatorin e atëhershëm Marco Rubio, i cili tani është sekretari i shtetit të Trump.
Megjithatë, Machado tha se donte t’ia kushtonte fitoren Trumpit, së bashku me njerëzit e vendit të saj, ndërsa vlerësoi presidentin për mbështetjen e kauzës së saj.
Menaxherja e fushatës së saj, Magalli Meda, konfirmoi se Trump e uroi Machadon në një telefonatë të premten.
Më vonë në Shtëpinë e Bardhë, Trump renditi përpjekjet për paqe që kishte bërë gjatë kohës që ishte në detyrë këtë vit.
“Personi që në fakt mori Çmimin Nobel më telefonoi dhe më tha: ‘Po e pranoj këtë në nderin tënd sepse e meritoje vërtet”, u shpreh Trump.
“Nuk thashë, ‘Atëherë ma jep mua’.Mendoj se mund ta ketë thënë. Ishte shumë e sjellshme”, shtoi ai.
Trump sugjeroi gjithashtu që çmimi, i cili ka një afat deri më 1 shkurt për nominime, u dha për arritjet e vitit 2024.
“Mund të thuash gjithashtu se u dha për vitin 2024, dhe unë kandidoja për post në vitin 2024”, tha Trump.
Ndërkohë, Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, tha se anëtarët e “Komitetit Nobel vërtetuan se e vënë politikën mbi paqen” sepse nuk e njohin Trumpin, veçanërisht pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza që administrata e tij ndihmoi të arrihej këtë javë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?