Trump pritet me duartrokitje në parlamentin izraelit, të pranishmit ngrihen në këmbë

13 Tetor 2025 | 12:24

Parlamenti izraelit ka mirëpritur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump me duartrokitje. Ai pritet të mbajë një fjalim në Knesset.

Dhjetëra pjesëmarrës në parlament, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, duartrokitën udhëheqësin amerikan ndërsa ai hyri në sallë.

Një delegacion i madh amerikan ku përfshihet edhe vajza e tij Ivanka gjithashtu duartrokiti Trumpin. Zyrtarë e tjerë që punuan në planin 20-pikësh të armëpushimit të Trump u mirëpritën gjithashtu në Knesset me duartrokitje.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së vendit, Oleksandr Syrskyi. Kjo vjen vetëm disa ditë pas shkarkimit të...
07:58 | 22/07/2026

Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën një paketë të re tarifash, këtë herë për barnat gjenerike të prodhuara jashtë vendit, që do të fillojnë...
07:53 | 22/07/2026

Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” me...
07:26 | 22/07/2026