Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping: Shumë i ashpër, e vështirë me të

5 Qershor 2025 | 15:58

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se presidenti i Kinës, Xi Jinping, është një udhëheqës “i ashpër” dhe “jashtëzakonisht i vështirë për të bërë një marrëveshje me të”, duke nxitur edhe më tej tensionet mes dy fuqive kryesore botërore.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shkroi pas një bisede telefonike me liderin kinez:

“Më pëlqen Presidenti Xi i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer dhe gjithmonë do ta pëlqej, por ai është **SHUMË I ASHPËR DHE JASHTËZAKONISHT I VËSHTIRË PËR TË BËRË NJË MARRËVESHJE ME TË.”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi të hënën se Trump do të zhvillonte një bisedë telefonike me Presidentin Xi gjatë kësaj jave, por pa dhënë detaje specifike.

Kjo bisedë shihet si përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare pas vedosjes së tarifave nga SHBA dhe kundërpërgjigjes kineze.

Së fundmi, një gjykatë tregtare amerikane vendosi se Trump kishte tejkaluar kompetencat e tij kur vendosi një numër të konsiderueshëm tarifash ndaj Kinës dhe vendeve të tjera, duke përdorur një ligj të fuqive emergjente.

Megjithatë, brenda më pak se 24 orësh, një gjykatë federale apeli pezulloi këtë vendim, për të shqyrtuar ankesën e paraqitur nga qeveria. Ky veprim praktikisht rivendos përkohësisht tarifat e Trump, duke e lënë çështjen të hapur deri në vendimin e apelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026