Trump: Rivendosen marrëdhëniet SHBA-Kinë nga lufta tregtare
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se SHBA-të kanë arritur një “rivendosje totale” në marrëdhëniet me Kinën, pasi të dy vendet ranë dakord të ulin tarifat për mallrat e njëri-tjetrit për 90 ditë.
Tregjet amerikane janë rritur ndjeshëm pas marrëveshjes midis Uashingtonit dhe Pekinit, një ulje e madhe e tensioneve në luftën e tyre tregtare.
Mediat e huaja raprtojnw se tregjet në SHBA tani po tregtohen në nivele të ngjashme me fillimin e vitit, duke shënuar një rimëkëmbje të konsiderueshme që kur Trump njoftoi tarifat e tij të “Ditës së Çlirimit” në prill.
Tarifat amerikane për importet kineze do të ulen nga 145% në 30%, ndërsa tarifat kineze për mallrat amerikane do të ulen nga 125% në 10%.
Përveçse ka folur për pauzën e tarifave me Kinën, Trump ka paraqitur planet e tij për të ulur çmimet e barnave në SHBA dhe për t’i sjellë ato në përputhje me pjesën tjetër të botës.
Pasi shpjegon ndryshimet e mëdha në çmimet farmaceutike që paguajnë pacientët amerikanë krahasuar me homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe vende të tjera të zhvilluara, ai thotë se “ajo që po bëjmë është barazimi”.
Ai shton: “Të gjithë do të paguajmë njësoj, do të paguajmë atë që do të paguajë Evropa.”
Trump gjithashtu pretendon se SHBA-të do të paguajnë çmimin më të ulët në botë, kështu që “nuk po paguajmë më 10 herë më shumë se një vend tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak