Trump: SHBA shkatërroi plotësisht programin bërthamor të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA ka shkatërruar tërësisht programin bërthamor të Iranit përmes një serie sulmesh ajrore, duke e cilësuar këtë si ndërhyrjen më të fuqishme ndonjëherë ndaj Teheranit.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se objektivat kryesore ishin tre impiante bërthamore iraniane, përfshirë kompleksin nëntokësor të Fordos, të cilin ai e përshkroi si “tashmë të rrënuar”. Sipas tij, pas sulmeve “në vend kanë mbetur vetëm mijëra tonë gurë”.
“Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua si kurrë më parë. Kjo nënkuptonte fundin e ambicieve të tyre bërthamore – të paktën për një periudhë kohe,” deklaroi Trump.
I pyetur nëse Irani mund të kishte zhvendosur uraniumin e pasuruar përpara sulmeve, ai theksoi se një gjë e tillë ishte “shumë e vështirë, shumë e rrezikshme dhe shumë e rëndë për t’u realizuar në mënyrë të fshehtë”.
“Ata nuk patën kohë, sepse nuk e dinin që po i afroheshim,” tha ai, duke theksuar elementin e befasisë në operacion.
Trump pretendoi gjithashtu se Irani ndodhej vetëm disa javë larg ndërtimit të një arme bërthamore përpara sulmit amerikan. Ai shtoi se pas goditjes, Teherani nuk ka më as kapacitetin dhe as vullnetin për të vijuar programin bërthamor.
“Gjëja e fundit që duan tani është të mendojnë për energjinë bërthamore. Duhet të përqendrohen fillimisht tek rivendosja e funksionimit të vendit.”
Presidenti amerikan shprehu gjithashtu besimin se fushata amerikano-izraelite ndaj Iranit do të kontribuojë në zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, duke shtuar se më shumë vende do t’i bashkohen kësaj nisme për paqen në Lindjen e Mesme.
“Irani ishte pengesa kryesore. Në fakt, në një moment mendoja se edhe Irani mund t’i bashkohej Abraham Accords,” tha Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve