Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje për programin bërthamor me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me Iranin dhe se Teherani “në një farë mënyre” ka rënë dakord me kushtet.
“Jemi në negociata shumë serioze me Iranin për paqe afatgjatë”, tha Trump, i cili ndodhet sot në Katar gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, raportoi Reuters.
Këshilltari i udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, Ali Shamkani, tha më herët sot se Irani është gati të bjerë dakord për një marrëveshje mbi programin bërthamor, në negociata me SHBA-në, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.
Në një intervistë me NBC News, ai tha se Irani do të zotohej të mos prodhonte kurrë armë bërthamore dhe se do të eliminonte rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë.
Ekipet negociuese SHBA-Iran kanë zhvilluar disa takime në Muscat dhe Romë në muajt e fundit mbi temën e programit bërthamor të Iranit, të cilin SHBA-të duan ta përjashtojnë çdo mundësi të përdorimit ushtarak.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa