Trump: Shkoj shumë mirë me Putinin dhe Kim Jong Un

14 Tetor 2024 | 08:50

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se ka marrëdhënie të mira me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë për Fox news, Trump ka diskutuar kërcënimet ndaj SHBA-së në nivel ndërkombëtar, ku u përpoq të qetësonte shqetësimet e qytetarëve, transmeton Hill.

“Më ndodh që të shkoj mirë me Kim Jong Un”, tha Trump.

Ai tha se ata kërcënuan njëri-tjetrin me luftë bërthamore dhe se Trump iu përgjigj kërcënimeve duke thënë se “butoni i tij i kuq është më i madh dhe funksionon”.

Republikani vuri në dukje se ish-presidenti Barack Obama dhe Kim ishin në prag të luftës bërthamore.

“Ne do të kishim një luftë bërthamore me miliona njerëz të vrarë. Dhe kur isha atje (në Shtëpinë e Bardhë), shkova mirë me Kim Jong Un,” tha ai.

Ish-presidenti përsëriti se ai gjithashtu “ja kishte shkuar mirë me Putinin”, duke thënë se ai do ta “zgjidhte” luftën midis Ukrainës dhe Rusisë brenda një dite nëse do të ishte në Shtëpinë e Bardhë tani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026