Trump: Shpëtoni Tiktok-un!

19 Janar 2025 | 15:14

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha sot në rrjetin e tij social Truth Social se Tiktok duhet të ruhet, pasi platforma ndaloi së punuari në Shtetet e Bashkuara të shtunën mbrëma. “Shpëtoni Tiktok-un!”, shkroi Trump.

Trump më parë tha se ai “me shumë gjasa” do të vononte ndalimin e TikTok për 90 ditë pasi ai të merrte detyrën nesër, të cilit Tiktok iu referua në një njoftim të postuar për përdoruesit në aplikacion.

Platforma TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara ndalimit të sotëm të rrjetit social në Amerikë. TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters.

“Ligji për ndalimin e TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që ju nuk mund ta përdorni TikTok për momentin. Jemi të lumtur që (presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald) Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok kur të marrë detyrën” , sipas një mesazhi në aplikacion.

Edhe disa influencues amerikanë reaguan ashpër ndaj lajmeve për ndalimin e Tiktok .

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

Kryeministri hungarez Peter Magyar shprehu të shtunën mbështetje për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç, si pjesë e procesit të vazhdueshëm...
16:24 | 18/07/2026

Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)

Departamenti i Zjarrfikësve i Kuvajtit tha se sulmet iraniane kishin shkaktuar zjarre në dy lokacione në vend, duke plagosur disa zjarrfikës, menjëherë pas një sulmi...
15:51 | 18/07/2026

Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Teherani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj një memorandumi mirëkuptimi, MoU, të kohëve të...
15:39 | 18/07/2026