Trump sulmon kreun e Fed, tregjet amerikane dhe dollari pësojnë rënie

21 Prill 2025 | 22:10

Aksionet amerikane dhe dollari ranë ndjeshëm të hënën pasi Presidenti Donald Trump intensifikoi kritikat e tij ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke e cilësuar atë si “një humbës i madh” për mosveprimin në kohë në uljen e normave të interesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump i bëri thirrje Powell-it të ulë normat “parandaluese”, duke e akuzuar se ka qenë tepër i ngadalshëm për t’iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike. “Mund të ketë një ngadalësim të ekonomisë nëse zoti Too Late, një humbës i madh, ul normat e interesit, TANI,” shkroi Trump.

Këto deklarata vijnë në një moment kur tregjet financiare janë tronditur nga shqetësimet për një recesion të mundshëm, të nxitura edhe nga planet e administratës Trump për vendosjen e tarifave të reja tregtare.

Tregjet reaguan menjëherë ndaj retorikës së presidentit. Indeksi S&P 500 ra me 2.4%, ndërsa Dow Jones Industrial Average humbi 2.5%. Nasdaq shënoi një rënie prej më shumë se 2.5%. Që nga fillimi i vitit, këta indekse kanë humbur nga 10 deri në 18 për qind të vlerës së tyre.

Edhe dollari amerikan pësoi goditje, me indeksin që mat forcën e tij ndaj një grupi monedhash të huaja, duke rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2022. Ndërkohë, normat e interesit për bonot e thesarit u rritën, ndërsa investitorët kërkuan kthime më të larta për të përballuar pasiguritë në treg.

Kritikat e Trump ndaj Powell nuk janë të reja – presidenti kishte shprehur pakënaqësi edhe gjatë mandatit të tij të parë, kur sipas disa raportimeve, kishte diskutuar madje edhe shkarkimin e tij. Që nga rizgjedhja, Trump i ka shtuar presionin Fed-it për të ulur normat e interesit dhe për të ndihmuar në stimulimin e ekonomisë.

Jerome Powell, nga ana e tij, ka paralajmëruar se tarifat e reja të propozuara nga administrata Trump pritet të rrisin çmimet dhe të ngadalësojnë rritjen ekonomike në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues

Tension i ri në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës është shkaktuar nga një postim i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social, në të cilin ka publikuar një foto me Giorgia...
08:35 | 06/07/2026

Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda

Turqia do të mirëpresë liderët e vendeve anëtare të NATO-s në Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, që do të zhvillohet në...
08:30 | 06/07/2026

Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës

Presidenti amerikan, Donald Trump loboi te FIFA për të hequr pezullimin me një ndeshje të sulmuesit amerikan Folarin Balogun për shkak të kartonit të kuq...
08:25 | 06/07/2026