Trump sulmon Zelenskyn: Edhe marrëveshja më e keqe me Rusinë, do të jepte rezultat
Donald Trump ka sulmuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për mos negocimin me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duke pretenduar se edhe “marrëveshja më e keqe” do të ishte më e mirë se situata aktuale.
Duke folur në një tubim të fushatës në Karolinën e Veriut të mërkurën, Trump tha se Ukraina nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë “shumë njerëz të vdekur” dhe qytete të shkatërruara nga lufta.
“Ato qytete janë zhdukur. Ata janë zhdukur dhe ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë një njeriu që refuzoi të bënte një marrëveshje, Zelensky-t. Nuk kishte asnjë marrëveshje që ai mund të kishte bërë, e cila nuk do të ishte më e mirë se situata që keni tani?”, ju drejtua Trump mbështetësve.
“Ju keni një vend që nuk është e mundur të rindërtohet. Do të duhen qindra vjet për ta rindërtuar, nuk ka para të mjaftueshme për ta rindërtuar nëse e gjithë bota bashkohet.”
“Nëse ata do të bënin një marrëveshje, qoftë edhe të keqe, do të kishte qenë shumë më mirë”, tha Trump.
Komentet e tij, të cilat shënuan kritika të qarta për liderin ukrainas dhe trajtimin e situatës së luftës deri më tani, erdhën disa orë pasi Zelenskyy u kërkoi liderëve botërorë të mos kënaqeshin vetëm me “qetësim” të konflikt, por të kërkonin “paqe të vërtetë, të drejtë”.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet