Trump: Të pastrehët të largohen menjëherë nga Uashingtoni

11 Gusht 2025 | 12:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se të pastrehët duhet të “largohen” nga Uashingtoni, ndërsa është zotuar të luftojë krimin në qytet, por kryebashkiaku kundërshtoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë që e krahasoi kryeqytetin amerikan me Bagdadin në Irak.

Presidenti republikan ka lënë pas edhe një konferencë për shtyp të hënën në lidhje me planin e tij për ta bërë qytetin “më të sigurt dhe më të bukur se kurrë më parë”.

Kryetarja e bashkisë Muriel Bowser, një demokrate, tha: “Nuk po përjetojmë një rritje të krimit”.

Trump nënshkroi një urdhër muajin e kaluar që e bënte më të lehtë arrestimin e personave të pastrehë dhe javën e kaluar urdhëroi forcat federale të rendit të dilnin në rrugët e Uashington DC.

“Të pastrehët duhet të largohen menjëherë”, shkroi Trump në faqen e tij në rrjetet sociale Truth Social të dielën. “Do t’ju japim vende për të qëndruar, por LARD nga kryeqyteti. Kriminelët, nuk keni pse të largoheni. Do t’ju fusim në burg aty ku ju takon.”

Krahas fotove të tendave dhe mbeturinave, ai shtoi: “Ne duam kthimin e kryeqytetit tonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje se Teherani është i etur të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, duke shtuar se SHBA-të...
08:31 | 04/07/2026

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026